Qeveria i ndanë 200 mijë euro për invalidët e luftës

0
Qeveria e Republikës së Kosovës, të mërkurën, në mbledhjes e saj të rregullt, ka miratuar vendimin që t’u ndajë 200 mijë euro për kompensimin e veteranëve për rregullimin e protezave dhe shërimin e invalidëve të luftës së UÇK-së.
Kryeministri Mustafa ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilat e kanë miratuar Projektligjin për buxhetin e vitit 2016. “Shpreh kënaqësinë dhe mirënjohjen ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ne, në mbledhjen e kaluar, arritëm ta aprovojmë buxhetin për vitin 2016, i cili është dokument shumë i rëndësishëm për ne. Me këtë dokument ne sigurojmë stabilitet buxhetor dhe makroekonomik të vendit edhe pavarësisht asaj që seanca është mbajtur në kushte të rënda, por kemi pasur përkushtim të deputetëve të pozitës të Kuvendit të Republikës për këtë. Përpos kësaj janë aprovuar disa ligje që janë shumë të rëndësishme për fushën e ekonomisë dhe të shtetit ligjor”, ka deklaruar Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here