Qeveria i hap rrugën krijimit të Gjykatës Speciale për krime të luftës

0

Qeveria e Kosovës të shtunën edhe zyrtarisht ka nisur punën e saj në themelimin e Gjykatës Speciale. Tashmë dy amendamente të aprovuara nga ekzekutivi janë nisur në Kuvend. Ato do t’i hapin rrugë themelimit të kësaj Gjykate, e cila do të ketë për qëllim të merret me krimet e supozuara të kryera nga pjesëtarët e UÇK-së.

Kryeministri Mustafa të shtunën duke ftuar deputetët që të votojnë këto amendamente duke thënë se është një vendim, i cili i shërben Kosovës, integrimeve euroatlantike dhe luftës së UÇK-së, pasi që ka qenë një luftë e pastër, shkruan “Zëri”.

Mirëpo, ndryshe mendon opozita të cilët do ta kundërshtojnë ashpër themelimin e kësaj Gjykate. Megjithatë, dita kur ky Projektligj do të dërgohet në Kuvend nuk është përcaktuar ende.

Sidoqoftë, ky Projektligj i plotë nuk pritet të përfundojë para dy muajve. Kjo pasi që krahas tij në Kuvend pritet të shkojë edhe Projektligji për Heqjen e Shpenzimeve nga Qeveria të akuzuarve potencialë nga Gjykata Speciale. Me këtë çështje do të merret ekskluzivisht Komisioni për Buxhet dhe Financa i kryesuar nga Naser Osmani, i cili për “Zërin” ka treguar për planveprimin e këtij Projektligji. /Zëri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here