Qeveria falënderon protestuesit për kulturën e treguar

0

Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka falënderuar pjesëmarrësit e protestës së sotme për kulturën e treguar.

“Duke shprehur respektin për të drejtën e protestës, si mjet demokratik të shprehjes së shqetësimeve qytetare, Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson kulturën e demonstruar sot nga protestuesit në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë, transmeton Koha.net.

“Qeveria e Kosovës vlerëson, po ashtu, organet e rendit për përkushtimin e tyre për të siguruar kushte normale për protestuesit dhe për të siguruar objektet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës”, përfundon komunikata e Qeverisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here