Qeveria e Shqipërisë plotëson kërkesat e studentëve, plus disa pika të tjera

0

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar pakon për universitet, ku përveç 8 kërkesave të studentëve janë të përfshira edhe disa pika të tjera që janë paraqitura nga kryeministri Edi Rama gjatë takimeve në fakultete.

Rama ka bërë me dije se përgjysmimi i tarifës për studime do të nisë që nga ky vit akademik.

“Tarifa 50 për qind që këtë vit. Nga viti tjetër duhet mesatare mbi gjashtë (6)”, është shprehur Rama.

Ai ka thënë se studentët e ekselencës dhe ata në grupet vulnerabël, përveç zërimit të tarifës, do të përfitojnë edhe 10 mijë lekë të reja bursë, ndërsa në ciklin e dytë të studimeve të larta, reduktimet tarifore do të jenë vetëm për disa grupe.

“Do të përfitojnë ekselentët si dh e grupet vulnerabël”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Më tutje, ai ka thënë se konviktet janë një prej shqetësimeve kryesore të protestës studentore.

“Brenda këtij mandati të gjitha të ndërtuara”, ka thënë Rama.

Për të rritur transprancën e universiteteve, është vendosur krijimi i një portali ku do të publikohen jo vetëm shpenzimet dhe të ardhurat, por edhe CV-të e pedagogëve.

Që zëri i studentëve të dëgjohet më shumë do të hartohet një model i ri statusor, ka thënë Rama. “Urdhër për ngritjen e një grupi pune, modelit t’i referohen universitetet”, ka thënë Rama.

Ai ka thë ë se do të bëhet edhe kontrolli antiplagjaturë. “Pjesën teknike e bën qeveria, vlerësimin akademik universitetet”, ka theksuar Rama. /TCh/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here