Qeveria e Serbisë: Kosova do ta merr kodin si Serbi e jo si shtet

0

Kosova nuk i ka plotësuar obligimet nga marrëveshja për telekomunikacion dhe nuk do të mund të marr kodin telefonik, është thënë në një njoftim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke shtuar se ky kod do të merret zi zonë gjeografike në kuadër të Serbisë, por jo si shtet.

“Marrëveshja për telekomunikacion, e nënshkruar më 25 gusht në Bruksel, qartëson se Kosova nuk do të fitojë kodin telefonik shtetëror, por Serbia do të merr edhe një kod të ri për pjesën gjeografike të saj, i cili së bashku me atë ekzistues ‘+381’ do të përdorën për zonën gjeografike të Kosovës”, është thënë në këtë njoftim, pasi që Austria ka dorëzuar në Organizatën Ndërkombëtare për Telekomunikacion (ITU) kërkesën për kod telefonik për Kosovën.
Gjithashtu, kjo zyrë thotë se Kosova nuk i ka plotësuar deri më tani obligimet e veta për licencim të telekomit dhe se qeveria serbe do të vazhdojë të përcjellë këtë deri në përmbushjen e të gjitha obligimeve.
Në marrëveshjen për telekomunikacion, sipas kësaj zyre, thuhet se në një aneks të marrëveshjes, Kosova paraqitet me fusnotë që i bije se “është në përputhje me rezolutën 1244 të OKB-së”. /lajmi.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here