Qeveria e quan “kërcënuese”gjuhën e organizatorëve të protestës

0

PRISHTINË, 27 JANAR – Qeveria e Republikës së Kosovës e ka lëshuar një deklaratë publike rreth protestës së mbajtur sot në Prishtinë ku është shprehur se “gjuha kërcënuese e përdorur sot në protestë nga organizatorët e saj është e papranueshme” dhe i ka dënuar siq ka thënë “aktet e tilla nxitëse”. “Qeveria e Kosovës fton qytetarët e Republikës së Kosovës për pjekuri dhe maturi politike dhe qytetare, si dhe për tolerancë, gjë që e ka karakterizuar gjithnjë popullin tonë, qeveria dënon dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës, duke i falënderuar policët e Kosovës për profesionalizmin e treguar edhe gjatë kësaj proteste”, është theksuar në deklaratë ku është gjykar siq është thënë edhe “manipulimi me nxënës përmes këshillave të nxënësve dhe organizimit të tyre në protestë” duke e quajtur “manipulim të skajshëm dhe tërësisht të papranueshëm”. Qeveria e Kosovës e ka shprehur vullnetin e saj që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike, me shoqërinë civile dhe grupet e ndryshme të interesit “për të adresuar të gjitha kërkesat e qytetarëve në rrugë ligjore dhe kushtetuese”. Në deklaratën ku Qeveria e Kosovës është shprehur e përkushtuar për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të qytetarëve, përfshirë të drejtën e protestës paqësore poashtu është thënë se qeveria “shpreh vendosmërinë që të mos tolerojë zhvillime të cilat cenojnë vendin, institucionet, pronën dhe pasurinë publike e private”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here