Qeveria e miratoi Projektligjin për Përgjimin e Telekomunikimeve

0

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt, të 22-tën me radhë, nën drejtimin e kryeministrit Isa Mustafa sot e ka aprovuar Projektligjin për Përgjimin e Telekomunikimeve, vendimin për inicimin e përgatitjes së Programit Kombëtar të Republikës së Kosovës për Adoptimin e Acquis-së së Bashkimit Evropian, koncept-dokumente dhe vendime të tjera. Projektligji për përgjimin e telekomunikimeve rregullon procedurat dhe kushtet mbi përgjimin e telekomunikimeve që realizohen për nevoja të procedurës penale nga institucionet shtetërore të themeluara me ligj, procedurat dhe kushtet e përgjimit për nevoja të strukturave të inteligjencës të themeluara me ligj. Projektligji përcakton rregullat, detyrimet dhe procedurat për Operatorët e Rrjeteve dhe Ofruesit e Shërbimeve në lidhje me përpunimin e të dhënave të caktuara nga ana e tyre. Gjithashtu përcaktohen detyrimet dhe autorizimet e institucioneve shtetërore të themeluara me ligj për të garantuar respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në procesin e përgjimit të ligjshëm, si dhe kontrollin në zbatimin e procedurave të përgjimit. Kabineti qeveritar e ka miratuar sot edhe koncept-dokumentin për banim social i cili rekomandon plotësim ndryshimet për zbatimin e ligjit përmes masave të detyrueshme ose stimuluese për komunat që në zonat ku ka nevojë të konsiderueshme për banim social të kërkojë mbështetje nga sektori privat. Edhe koncept dokumenti për mbrojtjen e ajrit nga ndotja është miratuar në mbledhjen e sotme. Koncept-dokumenti synon realizimin e transpozimit të direktivës së Bashkimit Evropian në legjislacionin e Republikës së Kosovës dhe zbatimin e tij, sigurimin e kornizës për mbrojtjen e cilësisë së ajrit dhe promovimin e rëndësisë së cilësisë së ajrit. Kjo do të arrihet përmes hartimit të ligjit të ri për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. Qeveria e ka miratuar edhe draft koncept dokumentin për procedurat e aplikimit për vende pune në institucionet e Republikës së Kosovës për pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë që posedojnë diploma të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut. Dokumenti synon përgatitjen e terrenit për zbatimin e dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me Universitetin e Mitrovicës Veriore dhe pajtueshmërinë e statutit të këtij universiteti me legjislacionin e nivelit qendror të Republikës së Kosovës, me qëllim integrimin e tij në kornizën ligjore të Republikës së Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here