Qeveria e Merkelit përkrah ushtrinë e Kosovës, ia tërheqë vërejtjen Serbisë

0

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Rainer Breul, ka thënë se Republika e Kosovës si një shtet sovran, ka të drejtë të ‘krijojë forcat e rregullta të armatosura”, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se votimi për krijimin e ushtrisë së Kosovës, nuk duhet të shfrytëzohet për të tensionuar situatën në rajon.

“Berlini gjithmonë e ka bërë të qartë, se transformimi i forcave ekzistuese të FSK-së, duhet të bëhet në një proces që do të përfshijë komunitetin serb dhe të bëhet në konsultime të ngushta me NATO-n dhe aleatët e NATO-s”, ka thënë ai, shkruan mediumi amerikan WDRB.

Ai, gjithashtu, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet ndërmjet vete.

“Ne apelojmë për vetëpërmbajtje te të dyja palët. Votimi i sotëm i ligjeve për ushtrinë nuk duhet të jetë një pretekst për eskalim të mëtejshëm të situatës”, ka përfunduar Breul.

Ushtrinë e Kosovës e kanë përkrahur fuqishëm edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
t

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here