Qeveria e Maqedonisë rrethohet me kryqe

0

Maqedonia shndërrohet vend i kryqeve. “Pyllëzimi” me kryqet ortodoksë, të cilët po shpërndahen nëpër tërë territorin e vendit, nuk ka të ndalur, raporton Zhurnal.

Gjatë vitit 2001 ish-kryeministri Lubço Georgievski vendosi që në malin Vodno të Shkupit të ndërtojë kryqin më të madh në rajon, i cili mban emrin “Kryqi i Mileniumit”.

Kryqëzimi filloi si një ideologji e cila u përhap edhe në qytetet e tjera në shumë vendbanime të Maqedonisë lindore, duke mos përjashtuar edhe rrugët kryesore gjenden kisha të vogla dhe kryqe.

Ndërkohë po vazhdojnë aktivitetet rreth godinës së Qeverisë së Maqedonisë. Objekti ku gjendet Kabineti qeveritar nga pjesa e jashtme po rrethohet me një rrethojë të hekurt në lartësi prej 2 metrash.

Ajo çka mund të vërehet është se në maje të kësaj rrethoje gjenden kryqe të vegjël të cilët janë me qindra. Informacionet e para flasin se rrethoja e hekurt përreth qeverisë po ndërtohet për shkaqe sigurie dhe do të kushton afro 700 mijë euro, transmeton Zhurnal.

Ndryshe, një kryq i lartë prej 50 metrash para disa muajsh u vendos në lagjen Aerdorom të Shkupit, përballë kompleksit të investitorit turk “Xhevahir Holding”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here