Qeveria e Malit të Zi e gatshme për rishqyrtimin e kufirit me Kosovën

0

Qeveria e Malit të Zi serish ka shprehur gatishmëri për rishqyrtimin e kufirit me Kosovën, ndonëse në muajin gusht në Vjenë u nënshkrua demarkacionin.

Këshilli Ligjvënës i Kuvendit të Malit të Zi mbështeti sot Marrëveshjen për kufirin shtetëror të Malit të Zi me Kosovën, si dhe Marrëveshjen për kufirin me Bosnjë e Hercegovinën (BeH), të cilat janë nënshkruar në Vjenë më 26 gusht.

Marrëveshja për kufirin me BeH-në është mbështetur njëzëri nga ana e anëtarëve të Këshillit, ndërsa për Marrëveshjen për kufirin shtetëror me Kosovën votuan shtatë anëtarë të Këshillit, ndërsa dy anëtarë ishin të përmbajtur.

Negociatat lidhur me kufizimin dhe vërtetimin e kufijve shtetërorë mes Malit të Zi dhe Kosovës filluan në nëntor të vitit 2012, ndërsa përfunduan sivjet. Në takimin përmbyllës të komisionit për kufijtë të Malit të Zi dhe Kosovës, më 8, 9 dhe 10 qershor të vitit 2015 në Prishtinë, u harmonizuan dhe parafuan të gjitha dokumentet kufitare lidhur me kufizimin dhe vërtetimin e kufijve në mes dy shteteve.

“Marrëveshja për kufirin shtetëror do të kontribuojë në implementimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara për vendkalimet kufitare, zbatimin e regjimit të përcaktuar të komunikacionit kufitar, bashkëpunimin tejkufitar policor dhe zbatimin e patrullimit të përbashkët në mbikëqyrjen e kufijve shtetëror dhe me rëndësi të veçantë është për shkatërrimin e të gjitha llojeve të krimit tejkufitar”, theksohet në Marrëveshjen e kufirit të Malit të Zi me Kosovën.

Përfaqësuesit e partive opozitare në Kosovë kundërshtojnë Marrëveshjen e propozuar për kufirin me Malin e Zi. Qeveria e Kosovës ftoi ekspertë nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), për të kryer revidim të Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, shkruan Gazeta Express.

Qeveria e Malit të Zi kohë më parë shprehu gatishmëri për rishqyrtimin e kufirit me Kosovën, ndonëse në muajin gusht në Vjenë u nënshkrua demarkacioni.

Millan Paunoviq nga Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi, duke sqaruar Marrëveshjen për demarkacion me Kosovën, si dhe kyçjen potenciale të ekspertëve të BE-së dhe SHBA-ve në revidim të marrëveshjes, tha se në vetë aktin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje në Vjenë “BE-ja ka dhënë qëndrimin lidhur me këtë çështje”.

“Kur janë në pyetje SHBA-të, presidenti Barack Obama tha se kjo është ‘marrëveshje historike’, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetëror John Kerry theksoi se ‘kjo marrëveshje duhet të mbetet’. Duhet pasur durim. Demokracia është proces i pjekurisë, doemos duhet pasur mirëkuptim”, tha Paunoviq.

Negociatat lidhur me demarkacionin, vendosjen e kufijve dhe përgatitjet për firmosjen e marrëveshjes ndërkombëtare mbi kufijtë shtetërorë ndërmjet Malit të Zi dhe BeH-së, filluan në tetor të vitit 2008, ndërsa përfunduan në maj të vitit 2014. Në takimin përmbyllës të komisionit për kufijtë të Malit të Zi dhe BeH-së më 26 dhe 27 maj të vitit të kaluar në Sarajevë, u harmonizuan dhe parafuan të gjitha dokumentet kufitare nga komisioni dhe grupi i ekspertëve.

Këshilli për marrëdhënie ndërkombëtare dhe emigrantë të Kuvendit të Malit të Zi gjatë muajit të kaluar mbështeti marrëveshjen për kufijtë të Malit të Zi me Kosovën dhe BeH-në. Këto dokumente duhet të verifikohen nga parlamenti malazez.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here