Qeveria e Kosovës, qytetarëve serbë: Taksa 100 për qind nuk është vendosur për ju

0

Qeveria e Kosovës ka dalë me deklaratë për media, përmes së cilës ka demantuar pretendimet se taksa prej 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjës u është drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës.

“Pretendimet dhe deklaratat, nga akterë të ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit, se masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, i janë drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës janë të pavërteta, të paqëndrueshme dhe të papranueshëm për të vërtetën dhe qëllimin e këtij vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Sipas ekzekutivit kosovar, ky vendim sovran i Kosovës, vjen si rezultat i pengesave të vazhdueshme që Serbia po ia bën vendit tonë.

Qeveria e Kosovës shton se për informimin e drejtë të opinionit të brendshëm dhe të jashtëm, nga kjo masë mbrojtëse përjashtohen, si më poshtë:

Të gjitha donacionet konform Ligjit nr. 04/L-163 (Për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor, sipas Aneksi I, Pjesa A – Mallrat e liruara nga tatimi doganor) si dhe Kodit Nr. 03/L-109 (Kodit Doganor dhe të Akcizave).

Kjo nënkupton donacionet për kisha dhe objektet fetare; misionet diplomatike ose konsullore dhe personeli i tyre përveç personelit të punësuar vendor kanë të drejtë të importojnë mallra, të liruara nga tatimi doganor, që janë për përdorim zyrtar dhe ekskluziv nga misioni ose për përdorim personal ekskluziv të personelit të misionit, përveç personelit të punësuar në vend. (pika 2 e aneksit I të pjesës nën A Ligjit nr. 04/L-163); importet e mallrave të financuara nga fitimet e granteve të dhëna nga Qeveritë, agjencitë qeveritare, organizata qeveritare apo jo qeveritare që veprojnë jashtë apo brenda Republikës se Kosovës, të dhëna për Qeverinë apo përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ndihmuar programet dhe projektet humanitare si dhe ato të rindërtimit në Kosovë. Dërgesat dhe lirimet për KFOR dhe EULEX. (pika 4 e aneksit I të pjesës nën A Ligjit nr. 04/L-163); importet specifike te mallrave për të cilat Qeveria e Kosovës vendosë se duhet të përdoren për qëllime humanitare dhe që nuk janë për shitje e konsumim në Kosovë. (pika 5 e aneksit I të pjesës nën A Ligjit nr. 04/L-163)

Mallrat që barten në bagazhin privat të udhëtarëve: Neni 45, 46 dhe 47 i Kodit Doganor dhe të Akcizave (Kodi nr. 03/L-109).

Kjo nënkupton lirimet, të cilat individë të caktuar i sjellin në Kosovë në bagazhe personale (Neni 47 i Kodit doganor dhe të akcizave specifikon shumën – vlerën e mallit, deri 175€, që bartin udhëtarët dhe e cila lejohet pa taksa, duke specifikuar edhe llojet e mallrave);

Për më tepër, të gjitha mallrat që lirohen si donacione, lirimet, si dhe ato për OJQ duhet t’i përmbahen pikës 3 dhe 4  të vendimit 01/76 të datës 21.11.2018  që i përket dokumenteve përcjellëse si dhe deklaracioneve te mallit me emërtim zyrtar te Republikës se Kosovës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here