Qeveria e Kosovës nuk lëshon pe për Gjykatën Speciale,sot mblidhet urgjentisht

0

Kabineti Qeveritar do të mblidhet sot, pas dështimit të themelimit të Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës, për të parë se si mund të zgjidhjet kjo çështje, duke qenë se ende e konsideron si një obligim që duhet kryer.

Mbledhja e qeverisë së Kosovës mbahet sot në orën 10:30. Kryeministri Isa Mustafa e ka paralajmëruar edhe dje këtë takim të Qeverisë.

“Pas konsultimeve me ekspertë juridikë, kam ftuar për nesër (të shtunën) mbledhjen e Qeverisë për të proceduar me zgjidhje të caktuara”, ka thënë ai.

Mustafa, po ashtu, ka pohuar se Qeveria Kosovës do të angazhohet që të përmbushë detyrimet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me themelimin e Gjykatës Speciale.

Ai ka përmendur përcaktimin për ta ndërtuar një shtet me perspektivë europiane dhe euroatlantike , ndërsa ka pohuar se në këtë proces do të tregohet seriozitet për përmbushjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të aprovuara në Kuvendin e Kosovës.
Kuvendi, pas një debati të gjatë, të premten, nuk ka mundur t’i miratojë ndryshmet kushtetuese – të cilat do t’i hapnin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Me 75 vota për, 7 kundër, 2 abstenime, nuk ka kaluar Amendamenti 24 i Kushtetutës së Kosovës. Për miratimin e tij, janë dashur dy të tretat e votave të deputetëve.

Por, 9 deputetë të PDK’së nuk kanë qenë të bindur për votimin e Gjykatës Speciale. Ata, më pas, janë kritikuar nga lideri i tyre Hashim Thaçi.

“Nga mosdija dhe patriotizmi i rrejshëm, ata deputetë që votuan kundër bënë gabim trashanik në dëm të interesit shtetëror”, ka thenë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here