Qeveria e Kosovës, Mogherinit: Taksa hiqet vetëm kur Kosova pranon njohje nga Serbia

0

Federica Mogherini Shefja për politikë të jashtme të BE-së, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta revokojë taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja.

Ky qëndrim ka nxitur reagimin e qeverise së Kosovës.

Mogeherini ka thënë se iu takon Kosovës dhe Serbisë se si do të duket marrëveshja finale mes tyre por sipas saj, nuk do të pranohet kufi me linja etnik. “Ftoj Qeverinë e Kosovës që ta tërheq taksën, nuk pranojmë kufi me linja etnike”, ka thënë ajo.

Këto komente Mogherini i bëri në një konferencë për media pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel.

Ndërkohë qëndrimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka ndryshuar sa i përket vendimit për taksën 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja.

Zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj pavarësisht kërkesave të Federica Mogherinit, shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian për të tërhequr vendimin e taksës, bënë me dije se taksa hiqet vetëm kur Kosova pranon njohje nga Serbia.

”Taksa hiqet në momentin kur kemi njohje nga Serbia dhe Kosova i ka argumentet e forta pse eshtë e vendosur kjo taksë. Nuk është respektuar marrëveshja e CEFTA-s dhe e gjithë kjo është bërë në mbrojtjeje të sovranitetit dhe ekonomisë së vendit”, është thënë në reagimin e Qeverisë së Kosovës për “Klan Kosovën”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here