Qeveria e Kosovës i gëzohet pezullimit të grevës së minatorëve

0

PRISHTINË, 22 JANAR – Qeveria e Republikës së Kosovës i është gëzuar lajmit mbi pezullimin e grevës nga minatorët e Kombinatit “Trepça”. Njëkohësisht kryeministri Isa Mustafa dhe Qeveria kanë shprehur përkushtimin dhe i kanë siguruar minatorët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore që sigurojnë punë normale të “Trepçës” në këtë periudhë dhe të ofrojnë zgjidhje afatgjate në të mirë të zhvillimit ekonomik të vendit, në interes të minatorëve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kryeministri Mustafa e ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të kërkuar përgjegjësi nga të gjithë akterët, që t’i kryejnë obligimet e tyre me kohë dhe të krijojnë kushte që Trepça të aktivizohet me të gjitha potencialet e saj, si një nga resurset më të çmueshme të këtij vendi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here