Qeveria e Kosovës heq kufizimin në importin e veturave pavarësisht vjetërsisë

0

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të hequr kufizimin në importin e veturave pavarësisht vjetërsisë.
Sipas këtij vendimi
Për veturat me kapacitet në metër kub deri në 2000, normat e akcizës nisin prej 400 deri në 1.500 euro, varësisht prej vjetve të amortizuara.

Për veturat me kapacitet në metër kub deri në 2000, normat e akcizës do të jenë

Deri në 8 të amortizuara, 400 euro
Deri në 9 vjet të amortizuara, 600 euro
Deri në 10 vjet të amortizuara, 700 euro
Deri në 11 vjet të amortizuara, 800 euro
Deri në 12 vjet të amortizuara, 900 euro
Deri në 13 vjet të amortizuara, 1000 euro
Deri në 14 vjet të amortizuara, 1. 100 euro
Deri në 15 vjet të amortizuara, 1.200 euro
Deri në 16 vjet të amortizuara, 1.300 euro
Deri në 17 vjet të amortizuara, 1.500 euro
Për veturat me kapacitet në metër kub nga 2100 deri në 3000, normat e akcizës nisin prej 300 të paregjistruara deri në 2.200 euro, varësisht prej vjetve të amortizuara.

Për veturat me kapacitet në metër kub nga 2100 deri në 3000, normat e akcizës do të jenë

Për veturat e reja të paregjistruara, 300 euro
Deri në 8 vjet të amortizuara, 400 euro
Deri në 9 vjet të amortizuara, 600 euro
Deri në 10 vjet të amortizuara, 800 euro
Deri në 11 vjet të amortizuara, 1000 euro
Deri në 12 vjet të amortizuara, 1200 euro
Deri në 13 vjet të amortizuara, 1.400 euro
Deri në 14 vjet të amortizuara, 1.600 euro
Deri në 15 vjet të amortizuara, 1.800 euro
Deri në 16 vjet të amortizuara, 2000 euro
Deri në 17 vjet të amortizuara, 2.200 euro
Për veturat me kapacitet në metër kub mbi 3000, normat e akcizës nisin prej 800 të paregjistruara deri në 3.900 euro, varësisht prej vjetve të amortizuara.

Për veturat me kapacitet në metër kub mbi 3000, normat e akcizës do të jenë

Për veturat e reja të regjistruara 800 euro
Deri në 8 vjet të amortizuara, 1000 euro
Deri në 9 vjet të amortizuara, 1.500 euro
Deri në 10 vjet të amortizuara, 1.800 euro
Deri në 11 vjet të amortizuara, 2.100 euro
Deri në 12 vjet të amortizuara, 2.400 euro
Deri në 13 vjet të amortizuara, 2.700 euro
Deri në 14 vjet të amortizuara, 3.000 euro
Deri në 15 vjet të amortizuara, 3.300 euro
Deri në 16 vjet të amortizuara, 3.600 euro
Deri në 17 vjet të amortizuara, 3.900 euro
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci thotë se ky vendim është marrë me qëllim të heqjes së kufizimit në importin e veturave pavarësisht vjetërsisë, me kusht që ato vetura të përmbushin kërkesat ambientaliste për emitim të gazrave sipas kërkesave të BE-së.

Por, sipas analistit Ibrahim Rexhepi sado që duket se Qeveria e Kosoves ka zhbllokuar mundëisnë për importimin edhe të veturave të vjetra, megjithate, këtë çështje e ka ngarkuar dhe e ka ndërlikuar përmes kostos së importit, përkatësisht rrijtes së akcizës.

Sipas këtij vendimi thotë Rexhepi ky import do të jetë i shtrenjtë, përkatësisht niveli i akcizës rritet në mënyrë progresive sipas vjetërsisë së automjetit.

Me këtë vendim Qeveria sipas Rexhepit synon që për çështje ambientaliste të ndërlikojë deri në pamundësi importimin e veturave të vjetra, ashtu që Kosova të mos shndërrohet në një deponi hedhurinash për veturat e vjetra evropiane./GazetaTribuna

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here