Qeveria e hapë rrugën për rishikimin e buxhetit për 2015

0

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt, të mbajtur sot ndër të tjera e ka aprovuar edhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015. Me këtë projektligj, pas shqyrtimit dhe miratimit në Kuvendin e Kosovës, do t’i hapet rruga rishikimit të Buxhetit për këtë vit. Rishikimi i Buxhetit, siq është theksuar në një njoftim nga kryeministria, “është bërë në afatin kohor të paraparë me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe në harmoni të plotë edhe me marrëveshjet e arritura me Fondin Monetar Ndërkombëtar”.
“Rishikimi i Buxhetit ruan kufijtë e shpenzimeve kapitale dhe mjeteve të nevojshme për funksionimin normal të institucioneve të Republikës së Kosovës”, theksohet aty.
“Po ashtu, është bërë rivlerësimi i të hyrave buxhetore, të cilat kanë qenë të mbivlerësuara, si dhe te shpenzimet buxhetore do të vazhdohet me financimin e të gjitha projekteve të investimeve kapitale, por do të vazhdojë edhe kursimi, kudo që të jetë e mundur. Kështu shpenzimet e parapara në Buxhetin e vitit 2015, do të jenë më të ulëta për 49 milionë euro”, përmbyllet njoftimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here