Qeveria e e Kosovës e redukton numrin e automjeteve

0

PRISHTINË, 12 SHKURT – Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që t’i shes automjetet e tepërta. “Është miratuar vendimi që e autorizon Ministrinë e Administratës Publike për reduktimin e automjeteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Vendimi i obligon të gjitha ministritë dhe agjencitë në vartësi të tyre që të bashkëpunojnë me Ministrinë e Administratës Publike për identifikimin e automjeteve tepricë dhe ekonomikisht të pafavorshme në pajtim me legjislacionin në fuqi”, është bërë me dije pas mbledhjes së sotme të ekzekutivit kosovar. “Ministria e Administratës Publike për të gjitha strukturat e Qeverisë së Kosovës do të kryej procedurat e shitjes, përmes ankandit publik në pajtim me legjislacionin në fuqi, për automjetet tepricë dhe ekonomikisht të pafavorshme”, është theksuar në njoftimin e qeverisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here