Qeveria do t’i mbështesë financiarisht të akuzuarit nga Gjykata Speciale

0

Të akuzuarit potencial të Gjykatës Speciale që po formohet nuk do ta kenë telashe mbrojtjen juridike dhe financimin për akuzat kundër tyre. Në mbledhje e sotme të Qeverisë së Kosovës, është miratuar Projektligji për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara. Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka thënë se qëllimi kryesor i këtij projektligji është mbrojtja juridike dhe mbështetja financiare e personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore dhe procedura të ndërlidhura për krimet e pretenduara pranë Dhomave të Specializuara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here