Qeveria dhe Presidenca: Kosova nuk ka “kompetencë” për të dhënë garanca për lirimin e të akuzuarëve të Speciales

0

Qeveria e Kosovës dhe Presidenca janë deklaruar sot përmes zëdhënësve të tyre rreth kërkesës së Organizatave të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët një ditë më parë kanë kërkuar që institucionet e Kosovës të ofrojnë garanci për lirimin me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët janë duke u gjykuar dhe po mbahen në paraburgim në Hagë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se Kosova nuk mund të shërbejë si garantues për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së, ngase garancia nuk kërkohet as nga shteti amë, në këtë rast Kosova, e as nga kryeministri i shtetit amë nga i cili vjen i akuzuari dhe të cilit shtet i takon Gjykata Speciale me juridiksion.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në një deklaratë për Telegrafin tha se çështja e garancës është përmendur në mendimin e ndarë të njërit prej gjyqtarëve (Kai Ambos), por nuk është pranuar si opsion nga Paneli i Apelit të Dhomave të Specializuara.

“Çështja e garancës është përmendur në mendimin e ndarë të njërit prej gjyqtarëve (Kai Ambos), por nuk është pranuar si opsion nga Paneli i Apelit të Dhomave të Specializuara. Për më tepër, në mendimin e ndarë, gjyqtari Kai Ambos qartë i referohet shtetit të tretë. Republika e Kosovës, me asnjë interpretim, nuk mund të konsiderohet shtet i tretë, sepse gjykata funksionon nën juridiksionin e Republikës së Kosovës. E njëjta është themeluar nga vetë Kuvendi i Kosovës si dhe vepron në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha Kupina.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here