Qeveria: Dekretimi i kryeprokurorit ngritë përgjegjësinë në sistemin e drejtësisë

0

Qeveria e Kosovës e ka përshëndetur sot me një deklaratë dekeretimin e kryeprokurorit të shtetit, nga ana e presidentes së Kosovës. “Sundimi i ligjit është parakusht për zhvillimin politik, ekonomik dhe social. Sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova, sikurse luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, dhe shkeljeve tjera ligjore, shtrojnë domosdoshmërinë për fuqizimin e sistemit të drejtësisë, veçmas nevojën që të investohet në aspektin e rritjes së efikasitetit”, është theksuar në deklaratë.
“Prokuroria si hallkë themeltare dhe e patjetërsueshme e sistemit të drejtësisë, duhet pasur mbështetjen dhe përkrahjen e të gjitha institucioneve, me theks të veçantë përkrahjen e saj në realizimin efikas të mandatit”, është tërhequr vëmendja aty.
“Qeveria vlerëson se dekretimi është një hap përpara në konsolidimin dhe forcimin e sistemit të drejtësisë, dhe njëkohësisht shërben për mbarëvajtjen dhe funksionalizimin e këtij institucioni, si dhe ngritjes së përgjegjësisë së vet sistemit të drejtësisë”, është përmbyllur deklarata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here