Qeveria bëhet me zëdhënës

0

 

PRISHTINË, 22 JANAR – Qeveria e Republikës së Kosovës është bërë me zëdhënës. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sipas një informacioni të bërë publik të enjtën në faqen e Qeverisë në internet, në mbledhjen e nëntë të Qeverisë, të zhvilluar të mërkurën, e ka njoftuar kabinetin qeveritar për vendimin e tij për emërimin e ministrit të Punës dhe të Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në detyrën e zëdhënësit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. “Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin dhe avancimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit me mediet dhe me shoqërinë civile, në shërbim të transparencës dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Kosovës”, është theksuar në njoftim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here