Qeveria, 100 mijë euro për manifestimet e Ditës së Pavarësisë dhe Epopesë së UÇK-së

0

PRISHTINË, 5 SHKURT – Qeveria e Republikës së Kosovës sot e ka themeluar Këshillin Organizativ për shënimin e shtatë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt të këtij viti. Në krye të këtij këshilli është ministri i Ministrisë së Kulturës, ndërkaq përfaqësues të këshillit do të jenë edhe 10 anëtarë të institucioneve të tjera dhe 11 përfaqësuesë të OJQ-ve. Manifestimet sipas njoftimit nga qeveria do të mbështeten me 50 000 (pesëdhjetë mijë euro) nga buxheti i Republikës së Kosovës. Të njëjtën shumë qeveria e ka ndarë edhe për manifestimet që do të mbahen për Epopenë e UÇK-së, me 5,6 dhe 7 mars. Është themeluar edhe këshilli për këto manifestime në krye të të cilit do të jetë Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here