Qërim hesapesh në mes shqiptarëve në Bruksel,një i vrarë dhe një i plagosur

0

Një person është vrarë dhe një është plagosur të shtunën në Bruksel.Informacioni është dhënë nga e përditêshmja DH dhe është konfirmuar disa orë më vonë nga policia dhe prokurori i rastit.Rasti ka ndodhur në rrugën “Maline” në Bruksel ku prej plumbave një person ka vdekur dhe një është plagosur dhe është në gjendje kritike.-transmeton portali shqip ONLINE.Sipas të dhënave që ka siguruar reporteri i gazetës DH,personi i vrarë është një burrë i vrarë me një plumb në kokë ,ndërsa personi i dytë ka marrë  plagë në kokë dhe në gjoks dhe është në gjendje të rëndë.

Sipas dëshmitarëve mësohet se janë dëgjuar 7 krisma dhe autorët (apo autori) janë në arrati duke lënë një veturë në vendin e ngjarjes e cila tanimë është sekuestruar nga policia.

Sipas disa hipotezave mësohet se autorët dhe viktimat janë shqiptarë dhe bëhet fjalë për larje hesapesh në mes tyre.

Bëhet e ditur gjithashtu se lagja në të cilën ndodhi konflikti i armatosur është i njohur për rrjetin e prostitucionit që udhëhiqet dhe kryhet nga shqiptarët.

Poashtu në këtë lagje mësohet që është e vendosur edhe një lokal i lojërave të fatit,e që është edhe burim i konflikteve.

Për shkak të hetimeve nga prokuroria nuk është dhënë asnjë detaj i identitetit të viktimave apo të autorëve.-transmeton portali shqip ONLINE.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here