Qeni i Putinit i pengon gazetarët të fillojnë intervistën(VIDEO)

0

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dje ka marrë dhuratë nga Aleksander Vuçiqi një qen të Sharrit me emrin “Pasha”.

Megjithatë presidenti rus ka edhe disa qen të tjerë në pallatin e tij në Kremlin. E me njërin prej tyre kishte pasur telashe teksa po e prezantonte me disa gazetar japonez të cilët kishin shkuar për një intervistë tek Putini, shkruan Gazeta Express.

Qeni i një rrace japoneze ‘Akita’ me emrin ‘Yume’, në momentin kur futet në sallën ku po e prisnin Putinin gazetarët, kishte filluar të leh, duke krijuar kështu një situatë aspak të këndshme aty.

Megjithatë situata qetësohet pasi Putin e largon atë, dhe ulet për të realizuar intervistën.

Gazetarët japonez me të filluar bashkëbisedimin thonë që ishin të suprizuar dhe të frikësuar pasi që nuk e prisnin një fillim të tillë të takimit.

E Putin duke qeshur thotë se ‘Yume’ është një qen i zgjuar, dhe reagimin e tij e arsyeton me praninë e shumë njerëzve në sallë dhe zërave të shumtë të fotoaparateve të cilët mund ta kenë shqetësuar.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here