Qeni i Anxhelinës e ndihmoi policinë të gjej vendin e varrimit të saj

0

Vrasja e 28-vjeçares Anxhelina Petro në Korfuz nga babai i saj, ishte një krim monstruoz që tronditi opinionin publik dhe mediat greke i kanë kushtuar vëmendje të veçantë çështjes.

Pas deklaratës së mjekes ligjore Hrisavgji Kushi, se i ati Aleko Petro e kishte goditur vajzën 7 herë në kokë me një shufër hekuri, nga mediat helene është zbuluar një tjetër detaj i rëndësishëm që ka çuar në zbardhjen e krimit.

Teksa babai i Anxhelinës pasi e kishte vrarë dhe groposur në kopshtin e banesës, me gjakftohtësi i kërkonte ndihmë policisë për të gjetur fëmijën e tij, ka qenë Roki, qeni bensik i 29-vjeçares që ka drejtuar policinë drejt vendit ku trupi i saj ishte varrosur.

Në televizionin grek SKAI u publikuan fakte sipas të cilave Roki sapo pa policinë që hyri në shtëpi, vrapoi drejt oborrit në vendin ku u varros Anxhelina.

Madje edhe në transmetimin live në SKAI, qeni i vajzës vazhdonte të drejtonte gazetaren te gropa bosh dhe qëndroi për disa minuta aty, pa lëvizur.

Mësohet se viktima e krimit makabër, e mbante në shtëpi Rokin prej shumë vitesh.

Roki, ende qëndron jashtë derës së shtëpisë së Axhelinës dhe pret që ajo të kthehet, duke i treguar kështu besnikërinë për lidhjen e fortë që kanë pasur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here