Qëndrimi zyrtar i Haradinajt: nuk dalë para gjykatësit slloven

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ai vullnetarisht nuk del para gjykatësit slloven. Haradinaj konsideron se pafajsia e tij është dëshmuar ndërkombëtarishtë. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma.

“Qëndrim zyrtar i Kryetarit Haradinaj

Kryetari Haradinaj nuk pranon të dalë vullnetarisht para gjykatësit slloven.
Qëndrimi zyrtar i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ky: “Pafajesinë e kam të dëshmuar ndërkombëtarisht.
Nuk kam asgjë me sistemin e drejtësisë sllovene e as ndërkombëtare.
Sllovenët të pastrojnë sa më parë sistemin e tyre nga reliktet shpifëse të Beogradit, që datojnë që nga viti 2004 dhe ende edhe sot i konsideron si valide.
Kjo sjellje dhe veprim nga shteti slloven është e papranueshme dhe shumë ofenduese, si për mua, po ashtu edhe për Kosoven”.

AAK – Departamenti për Marrëdhënie me Publikun”, ka shkruar Luma në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here