Qendra Kulturore Turke sjellë kaligrafinë dhe shkronjat arabe

0

Qendra Kulturore Turke në Kosovë “Yunus Emre” mbrëmjën e djeshme hapi dyert për ekspozitën e radhës. Muret e kësaj qendre si kurrë më parë ishin mbushur me korniza ku në brendinë e tyre ishin bezë me ngjyra nga më të ndryshmet dhe më tërheqëset, disa prej tyre kishin edhe shkronja arabe.

Këto punime që ishin më shumë se 60, ishin të punuara nga 100 nxënës të moshave të ndryshme, të cilët i kishte mësuar Zafer Kiyici. Ky i fundit për KultPlus tha se puna me të rinjtë e moshave të ndryshme për të ishte shumë interesante dhe njëherit kreative.

Ndërsa drejtori i kësaj qendre, Bulent Ucupunar tregoi se ky është viti i dytë që “Yunus Emre”, hap një ekspozitë të tillë me motive të shkronjave arabe dhe me kaligrafi.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 19 qershor. / KultPlus.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here