Qazim Osmani mbledh yjet serbe në jahtin e tij

0

Jahti i biznesmenit shqiptar Qazim Osmani është bërë shtëpi e preferuar e pushimeve veriore për yjet serbe të muzikës e filmit.

Në dy ditët e fundit, me Feliksin, në qytetin bregdetar të Poreqit të Kroacisë janë parë fytyra të njohura të shoëbizit nga Beogradi. Dhe atë, jo vetëm femra serbe, për shoëqrinë e të cilave është i njohur ai.

Revista Alo njofton, e Klan Kosova përcjell, se dy ditë më parë, në jahtin e Osmanit është parë këngëtari i famshëm i folk muzikës serbe, Xhej Ramadanovski.

Mysafiri, gjatë gjithë kohës i shpejgonte dicka nikoqirit, i cili nuk ngurronte të qesh, shkruan revista. Të dy, më pas, kanë drekuar në hotelin e Osmanit, në këtë qytet kroat.

Ramadanovski thuhet se është këngëtar i preferuar i shqiptarit, në ndejat që organizon ky, e në të cilat ftohen shumë njerëz.
Pas tij, në jahtin e Feliksit, pritet të kalojnë pushime të këndshme edhe këngëtarja e njohur serbe, Ana Bekuta dhe i dashuri i saj, Milutin Mrkonjiq, ish-ministër i qeverisë së Serbisë.

Ata kanë pranuar ftesën e biznesmenit kosovar, që një pjesë të mirë të verës ta kalojnë me të, në bregdetin malazias.
Dy muaj më parë, Bekuta ka thënë, me shaka, se Mrkonjiq ia ka ndaluar Feliksit ta josh atë, sikur bën me shumë këngëtare tjera serbe.

“Atë natë (Osmani) nuk kishte ndonjë kërkesë të vecanë muzikore. Ndoshta unë dhe Mrka shkuan shumë herët në atë ndejë”, ka thënë ajo, përcjelln Klan Kosova nga portali Svet.
Këngëtarja dhe politikani kanë mohuar ta kenë njohur Osmanin, para se ta takojnë atë në një ndejë të organizuar prej këngëtarit Shaban Shauliq. Por, mediet serbe raportojnë se ishte ish-ministri serb, Mrkonjiq që shumë kohë më parë e kishte dërguan shqiptarin për ta parë shtëpinë e Slobodan Milosheviqit, për të cilën ky, sic thuhet, ka pyetur nëse është në shitje ose jo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here