Qalaj: Pritëm që vendimi për INTERPOL të jetë policor, fatkeqësisht ishte politik

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj është deklaruar pas dështimit të Kosovës për t’u bërë anëtare në INTERPOL.

Sipas tij vendimmarrja në votimin e sotëm ishte tërësisht politike.

“Konsideroj se nuk ka të bëjë asgjë me fushën e policisë por me politikën, apo gjeopolitikën. Shumica e delegacioneve kanë thënë se ende nuk kemi qëndrim politik për vendin tuaj. Normalisht kemi pritë që vendimet të jene policore, fatkeqësisht ndodhi”.

Qalaj e konsideroi pozitiv faktin që Kosova ka pasur përkrahje të vendeve demokratike.

Ai shtoi se ky vendim nuk do t’i dëshpërojë dhe se vitin e ardhshëm prapë do të bëjnë përpjekje për të qenë pjesë e INTERPOL-it.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here