PVD e përkrahë Irfan Salihun, kërkon nga BIK ta rikthej në punë

0

Partia për Vëllazëri dhe Drejtësi, me seli në Tiranë i ka dalë në mbështetje imamit Irfan Salihu dhe ka kërkuar nga Bashkësia Islame e Kosovës ta tërheqë vëndimin për suspendimin e tij. Kjo parti në reagimin e saj për media sot ka thënë se bie dakord me ato që ka thënë imam Salihu dhe i ka quajtë fashiste mediat që e sulmojnë atë.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të PVD-së:

Partia për Vëllazëri dhe Drejtësi mbështet imam Irfan Salihun

Partia për Vëllazëri dhe Drejtësi po ndjek sulmet dhe urrejtjet fetare
që po nxiten në Kosovë nga gazeta Zëri dhe Express kundër imam Irfan
Salihut dhe është e tronditur nga niveli i intolerancës dhe ekstremizmit anti-musliman që tregojnë mediat e Kosovës. PVD denoncon Arbana Xharrën dhe Berat Buzhalën dhe ekstremistët që drejtojnë këto media dhe i kërkon qeverisë kosovare që ti vërë fre urrejtjes fetare që nxitet nga këta individë të paedukatë dhe fashistoidë.

PVD ka parë videon e imam Irfanit dhe bie dakort me ato që ka thënë
imami i nderuar. Kombi shqiptar avancoi dhe e çliroi Kosovën me
vëllezërit e tij turq osmanli, të cilët e çliruan nga Serbia dhe na
mësuan fenë e nderuar Islame. Pa ardhjen e Turqisë në Ballkan,
shqiptarët do të ishin zhdukur dhe tkurrur. Por falë Turqisë dhe
islamizimit që ajo ndihmoi vëllezërit tanë që u islamizuan në Greqi
sikur çamët, e në Kosovë dhe Maqedoni arritën që të bëhen barrierë e
madhe ndaj sllavizmit dhe helenizmit. Çamët e ruajtën kombin e tyre pse
ishin muslimanë. Shumë arvanitë që ishin të krishterë u bërë grekë.
Prandaj Islami është thesari më i madh i kombit tonë, që Turqia na e
solli.

Partia për Vëllazëri dhe Drejtësi denoncon vendimin frikacak të
Bashkësisë Islame të Kosovës e cila ka pezulluar (në anglisht
suspenduar) hoxhën e nderuar Irfan Salihu nga xhamia e tij, duke i bërë
qejfin kështu ekstremistëve katolikë të gazetës Zëri dhe Express.
PVD i kërkon me urgjencë Bashkësisë Islame që hoxhën e nderuar ta
risjellë në vendin e punës. Hytbet e hoxhë Irfanit kanë jehonë në të
gjithë trevat shqiptare në Ballkan. Hoxhë Irfani është hoxhë i madh
patriot dhe nacionalist. Ai mbron fenë dhe atdhenë. Nëse BIK nuk e sjell hoxhën e nderuar në punën që ai kishte, ne e sigurojmë që shqiptarët e të gjithë viseve etnike do jenë të nderuar që ta kenë imam Irfanin në xhamitë e tyre.
Për këtë arsye, Partia për Vëllazëri dhe Drejtësi i del në krah hoxhës
së bekuar nga Prizreni i cili është treguar burrë dhe intelektual i madh me hytbet e tij.

Me përshëndetje vëllazërore

Kryesia e PVD,
Tiranë, Shqipëri

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here