Putin: Vetëm një i qmendur mund të imagjinojë se Rusia do ta sulmojë NATO-n

0

Rusia nuk është një kërcënim për NATO, ka thënë presidenti rus Vlladimir Putin.
“Vetëm një person i çmendur dhe vetëm në ëndërr mund të imagjinojë se Rusia papritmas do të sulmojë NATO-s,” ka thënë Putin për gazetën italiane Corriere della Sera.
Aleanca perëndimore është duke forcuar praninë e saj ushtarake në anëtarët e saj të Evropës Lindore në përgjigje të frikës së tyre nga Rusia, pas përfshirjes së saj në konfliktin në Ukrainë.
NATO thotë se Rusia është duke i mbështetur rebelët në Ukrainë – një pohim që e mohon Moska zyrtare.
Në fillim të këtij muaji, NATO u zotua t’i kundërvihet “luftës hibrid” nga Rusia – e cila përfshinte një përzierje të taktikave konvencionale ushtarake, fushatat subversive dhe cyber-luftës që Rusia ishte duke përdorur në Ukrainë.
Tre vendet balltike janë duke u përgatitur për të kërkuar një prani të përhershme të trupave të NATO-së në tokën e tyre për të vepruar si një pengesë për ushtrinë ruse.
Në intervistën e tij me Corriere della Sera, Putin ka thënë se disa vende janë “thjesht duke përfituar nga frika e njerëzve në lidhje me Rusinë” për të marrë “disa masa ushtarake plotësuese, ekonomike, financiare apo ndonjë ndihmë tjetër”.
“Nuk ka nevojë për frikë nga Rusinë,” ka tërhequr vërejtjen Putin.
“Bota ka ndryshuar në mënyrë drastike, njerëzit me një sens të përbashkët nuk mund edhe të imagjinojmë një konflikt ushtarak në shkallë të gjerë sot. Ne kemi gjëra të tjera për të menduar, unë ju siguroj.”

_83461206_83460840

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here