Putin: Rrënjët historike, afërsia kulturore e shpirtërore na lidh me Maqedoninë

0

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se rrënjët e thella historike dhe afërsia kulturore dhe shpirtërore është ajo që lidh vendin e tij me Maqedoninë, transmeton TetovaSot.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një ceremonie në Kremlin, me rastin e pranimit të letrave kredenciale të 13 ambasadorëve të rinj në Moskë.

Putini tha se vendi i tij i ndjek nga afër zhvillimet aktuale në Maqedoni dhe është i vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat përballet udhëheqësia e vendit.

Sipas tij, Rusia mbështet përpjekjet e udhëheqjes maqedonase për të normalizuar situatën politike në Maqedoni. Është në interesin tonë, siç tha Putini, Maqedonia të jetë e qëndrueshme dhe e begatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here