Putin: NATO na ka ardhur në kufi, do mbrohemi

0

Rusia do të mbrohet me forcat e armatosura dhe forcën e goditjes, nëse ajo është e kërcënuar, sepse NATO ka mbërritur në kufijtë e saj, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin.

“Nëse ndonjë kërcënon disa prej territoreve tona, ne do të përqendrojmë forcat tona të armatosura dhe forcën tonë të goditjes drejt territoreve nga ku vjen kërcënimi”, theksoi Putin gjatë një takimi pranë Moskës me homologun finlandez, Sauli Niinisto.

“Edhe në rast të një kërcënimi në një shtet fqinj, Rusia do të reagojë në mënyrën e duhur dhe do të zbatojë mbrojtjen në mënyrë për të neutralizuar këtë kërcënim”, theksoi presidenti rus. Vladimir Putin njoftoi dje riforcimin e forcës së goditjes bërthamore ruse në përgjigje të projektit amerikan për vendosjen e armëtë rënda në Evropën lindore duke rritur zemërimin e NATO­s që e cilëson si një vendim të rrezikshëm.

“Është NATO që ka mbërritur në kufijtë tanë dhe jo ne ata që po shkojmë diku”, shtoi ai. “Nuk duhet ekzagjeruar agjë”, theksoi ai. ”Sigurisht, ne do të analizojmë gjithë këtë nga afër, por për momentin nuk shikoj agjë alarmuese”, shtoi Putin . Koha jonë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here