Putin dhe Merkel, liderët me popullaritetin më të madh në botë

0

Bazuar në një anketim të publikuar sot në “Independent”, Vlladimir Putin del të jetë lideri me popullaritetin më të madh në botë. “Levada Centre” me qendër në Moskë sipas të dhënave ka anketuar 1 mijë e 600 rusë në 134 qytete prej nga ka dalë se popullariteti i Putinit në 2 vitet e fundit është rritur për 21 për qind. Aktualisht del se qëndrimet dhe figurën e preidentit Putin i mbështesin 86 për qind e rusëve. Pas presidentit rus me popullaritet renditet kancelarja Angela Merkel e cila gëzon mbështetjen e 67 për qind të gjermanëve. Ndërkaq presidenti amerikan Barack Obama momentalisht përkrahet nga 46 për qind e amerikanëve dhe gjendet në pozitën e tretë ndër liderët më të popullarizuar në botë. Vendin e katërt në këtë ranglistë e ka kryeministri britanik Dejvid Kamerun me 41 për qind përkrahje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here