Pushimet e familjes Obama, mbi 70 milionë dollarë

0

Familja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka mbërritur në Hawaii, për pushimet dy javore me rastin e festave të fundvitit.

Ata po qëndrojnë në një shtëpi luksi, e cila iu ofron kushte të ndryshme si pishinë, dhoma me avull, spa dhe një oborr të madh me karrige për të shijuar natyrën e bukur.

Sipas “Oahu Luxury Homes” vila ku ndodhet Obama, ofron një pamje të mahnitshme të ishullit Moluka. Këto janë pushimet e teta që presidenti i SHBA-ve kalon në Hawaii për Krishtlindje, që kur mori këtë detyrë në vitin 2009.

Kostoja në total e të gjitha pushimeve të Obamës që nga janari i 2009-s deri tani kanë kapur shifrën e 70.5 milionë dollarëve. Kostoja e udhëtimeve dhe pushimeve të presidentit Obama vetëm për këtë vit kur ai ka patur 11 sosh, ka qenë 11.6 milionë dollarë. Në këto shpenzime të larta ndikojnë angazhimi i aeroplanëve, helikopterëve të Forcave Ajrore, limozinat, angazhimi për një ambient të sigurt për të parin e Amerikës. Përveçse kalon kohë me familjen, Obama dhe Zonja e Parë, Michelle gjatë pushimeve presin edhe miqtë e tyre. Në fakt presidenti pushimet i shfrytëzon edhe për punë.

Sipas të dhënave presidenti Obama ka shfrytëzuar më pak pushime krahasuar me presidentin amerikan nga radhët e republikanëve George W Bush.

 

AP_449190920485

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here