Punëtorit të funeraleve i “pikë” fati nga qielli, bëhet milioner

0

Një djalë nga Indonezia, që merret me prodhimin e arkivolëve, është bërë i pasur pasi gjeti një pjesë të ngurtë të një meteori.

Copa e meteorit ra mbi çatinë e tij dhe është vlerësuar me 1.4 milion paund.

Meteori me peshë 2.1 kg, la një vrimë të madhe në verandë dhe përfundoi në 15 centimetra thellë në tokë.

33-vjeçari, i cili arriti të gërmonte tha se ishte akoma i ngrohtë dhe pjesërisht i thyer kur e preku.

“Zhurma ishte aq e fortë sa edhe pjesët e shtëpisë u drodhën. Dhe më pas pashë që çatia ishte dëmtuar. Shumë njerëz kanë ardhur nga kureshtja dhe duan të shohin gurin”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here