Punëtorët serbë të bankës ndihmojnë plaçkitësit të thyejnë kasafortën, vjedhin 320 mijë euro

0

Në Mitrovicë të veriut janë arrestuar një mashkull dhe një femër të përkatësisë etnike serbe, punëtorë të një banke, ka bërë me dije sot Policia e Kosovës. Sipas njoftimit këta dy persona në bashkëpunim me disa persona tjerë, kanë depërtuar brenda bankës dhe me forcë kanë hapur kasafortën nga ku kanë vjedhur para në valuta të ndryshme në vlerë rreth 320.000€ dhe 1000 copë çeka të thatë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Derisa Policia e Kosovës vazhdon të jap informacione pa zbuluar indentitete të të dyshuarëve për krime e pa adresa të plota, burime të tjera informimi njoftojnë se në këtë plaçkitje që është kryer parmbrëmë është plaçkitur Dega e Bankës Komerciale në Mitrovicën Veriore.

”Janë vjedhur 17 milionë dinarë, 170 mijë euro dhe një sasi e llojeve të tjera të monedhave të panjohura” ka thënë për Tanjugun, shefi i operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Zhelko Bojiq.

Sipas informatave jozyrtare, hajnat në bashkëpunim me dy punëtorët e bankës, kanë hyrë në bankë  nga pjesa e pasme e objektit, ndërkaq, në atë kohë alarmi nuk ishte aktivizuar

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here