Publikohet lista e veteranëve të Fondit “Vendlindja Thërret”, ankesa për padrejtësi

0

Listës së veteranëve të UCK-së që iu njihet statusi iu kanë shtuar edhe 120 persona nga Fondi “Vendlindja Thërret”. Po siç duket kjo listë është me gabime. Haki Morina, veprimtar, por i cili thotë se ka qenë i angazhuar me punë në këtë fond është ankuar se ka mbetur jashtë. “I veshtrova shpejt e shpejt listen e veteraneve nga Fondi Vendlindja Therret! Nuk u qudita qe nuk eshte emri im aty (edhe pse per kete liste kam aplikuar)! Duke qene i bindur se ka edhe plot te tjere si une, por qe ne kete moment nuk po me vine ne mend, ftoj te gjithe ata qe kane vepruar ne Fondin Vendlindja therret, a mund te thone se kane ardhur ndonjehere ne Zyren qendrore te Fondit, e nuk me kane gjetur aty duke punuar deri ne mengjes?!”, ka shkruar Morina.

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të dëshmorit të kombit, invalidit dhe veteranit ka publikuar edhe listat e personave që iu njihet statusi i veteranit dhe pjesëtarit, si dhe atyre që iu është refuzuar statusi i veteranit nga Fondi “Vendlindja Thërret”, i cili ka vepruar në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së.

Në bazë të këtyre listave janë edhe 120 veteran që iu shtohen veteranëve të tjerë të cilëve deri tash u është njohur ky status, pastaj janë 712 persona të cilëve u është njohur statusi i pjesëtarit dhe 464 persona që u është refuzuar statusi i veteranit.

Për t’i parë këto lista klikoni këtu:

http://komveterani.net/?page=1,144

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here