Publicisti Shkëlzen Gashi i rekomandon Isa Mustafës që të japë dorëheqje  

0

Publicisti Shkëzen Gashi i rekomandon dorëheqjen kryeministrit të Kosovës, isa Mustafës.

Kjo pas protestës të së martës në Prishtinë, në të cilën kishte eskalim në dhunë dhe e cila la prapa vetes shumë të lënduar, si nga protestuesit e poashtu edhe nga Policia.

Gashi ka thënë se Mustafa nuk duhet të mendojë që vetëm subjekti që e drejton Albin Kurti është kundër tij.  “Isa duhet me pasë parasysh që nuk e ka kundër vetëm Lëvizjen Vetëvendosje!, AAK-në dhe Nismën për Kosovën, e as vetëm një pjesë të ‘shoqërisë civile’, ku përveç OJQ-ve hyn edhe një pjesë e mediave, por e ka kundër edhe një pjesë jo të vogël të PDK-së, e qe besa edhe të LDK-së, prandaj më mirë e ka të japë dorëheqje sepse shumicën e ka kundër. Isë, ma mirë t’bjen ec prej shpisë”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here