PSRK ka ngritur aktakuzë kundër 7 të pandehurve për krim të Organizuar

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve: XH.D,M.V, XH.B, F.Z dhe B.B, për veprat penale Keqpërdorimi pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Cenimi i barazisë në ushtrimin  e veprimtarisë ekonomike, ka njoftuar Ekrem Lutfiu, zëdhënës nga Këshilli Prokurorial i Republikës së Kosovës. 

Sipas aktakuzës dy të pandehurit parë XH.D,dhe M.V, së pari kanë lidhur një marrveshje të mirëkuptimit në kunëdrshtim të ligjit të prokurimit publik dhe ligjit mbi menaxhimin e financave publike, ku me atë rast ia kanë mundësuar Kompanisë “Grafo-Loni” përfitimin në mënyrë të kundërligjshme shumën prej mbi 30.000€.

Të pandehurit  e lartcekur, me këtë rast ju pamundësuan bizneseve të tjera, ofertimin, apo përfitimin në rastin konkret duke e favorizuar vetëm një kompani të lartëcekur dhe më këtë bën cenimin e barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike ndaj kompanive të tjera.

Të  pandehurit e tjerë, XH.B, F.Z dhe B.B, edhe pse marrëveshja e mirëkuptimit e lidhur në mes të dy të pandehurve të lartcekur, ishte e kundërligjshme, lejuan qe të bëhen të gjitha pagesat kompanisë “Grafo-Loni”, nga e cila e njëjta përfitoj në mënyrë të kundërligjshëm shumën mbi 30,000€.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here