PSRK akuzë kundër 14 personave për korrupsion, në mesin e tyre ish kryetari i Obiliqit, Mehmet Krasniqi

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës(PSRK), ka ngritur sot aktakuzë, në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër 14 të pandehurve për veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Mashtrim”, nga neni 335 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mashtrimi në detyrë”, nga neni 426 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. PSRK përmes një komunikate publike i ka dhënë inicialet e të akuzarëve që janë: M.K., XH.K., H.R., E.S., S.K., N.G., R.H., B.P., B.A., SH.K., B.K., H.D., A.S., A.P.
PSRK nuk i ka zbërthyer incialet por vëtëm ka thënë se në mesin e të akuzuarve është edhe një ish kryetar komune si dhe 8 zyrtarë tjerë të asaj komune, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar, se duke vepruar në cilësinë e personave zyrtar, kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare. Burime të tjera kanë bërë me dije se bëhet fjalë për ish kryetarin e Komunës së Obiliqit, Mehmet Krasniqin(LDK)dhe 8 zyrtarë të kësaj komune.
Në Aktakuzë po ashtu janë të përfshire edhe pronarët e tre operatoreve ekonomik, si dhe dy persona përgjegjës të caktuar nga këta operatorë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se duke vepruar si kontraktorë dhe nenkontraktorë, ku ky i fundit gjithnjë duke vepruar në mënyrë të kundërligjshme, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve kanë sjellë në lajthim të dëmtuarën në fjalë, ashtu që me rastin e kryerjes se punimeve në rrugët e kësaj komune nuk u janë përmbajtur kushteve të përcaktuara në kontratë, me qëllim që t’i sjellin vetes apo tjetrit përfitim të kundërligjshëm dhe me këtë duke i shkaktuar dëm në shkallë të madhe asaj komune, gjegjësisht Buxhetit të Republikës së Kosovës.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here