PSRK, akuzë kundër 11 vetave rreth lojërave të fatit dhe industrisë së kazinos

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës(PSRK)ka ngritur sot aktakuzë në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër njëmbëdhjetë (11) personave. Sipas një njoftimi nga PSRK secili prej njëmbëdhjetë të pandehurve është akuzuar me veprën penale të Krimit të Organizuar (neni 283 të Kodit Penal të Kosovës (KPK) në lidhje me veprën Detyrim (neni 340 KPK), ndërsa disa nga të pandehurit ballafaqohen me akuza shtesë duke përfshirë akuzat: Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, (neni 409 KPK), Shtrëngim (neni 195 i KPK-së), Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (neni 374 i KPK-së) dhe Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge (neni 273 i KPK-së). Veprat penale të pretenduara përfshijnë periudhën nga viti 2008 – 2013 dhe ndërlidhen me lojërat e fatit dhe të industrisë së kazinosë në Kosovë. Aktakuza është ngritur nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së pas një hetimi duke përfshirë Njësinë kundër Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës, Njësinë kundër Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës dhe Policinë e EULEX-it.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here