Pse ushtria amerikane mbylli faqen e saj të internetit?

0
Pas sulmit masiv kibernetik që preku të dhënat personale të më shumë se 4 milionë punonjësve të administratës shtetërore në Shtetet e Bashkuara, autoritetet amerikane vendosën të mbyllin për një periudhë të pacaktuar faqen në internet të ushtrisë.
Zyrtarë të ushtrisë amerikane kanë thënë se uebsajti “army.mil” ishte vënë në rrezik dhe mbyllja e tij është parë një si masë parandaluese.
Ndërkohë, mediet amerikane kanë shkruar se ushtria siriane, e cila mbështet presidentin Bashar al-Asad ka tentuar të futet në këtë faqe, madje ka arritur të publikojë edhe disa mesazhe.
Javën e kaluar, agjencitë qeveritare amerikane u goditën nga një sulm i madh kibernetik, ku hakerat arritën të futen në sistemin e të dhënave të miliona punonjësve aktualë federalë, por edhe të larguarve nga puna. Shtetet e Bashkuara thanë se sulmi ishte kryer nga qeveria kineze, e cila hodhi menjëherë poshtë akuzat. Ndërsa pesë muaj më parë, Komanda Qendrore amerikane vendosi të mbyllte përkohësisht llogarit në “YouTube” dhe në “Twitte”, pasi ato u hakuan dhe u postuan mesazhe pro-islamike, ka transmetuar “TCH”.
Më herët gjatë këtij viti, Obama e pranoi se ekonomia e vendit është dëmtuar ndjeshëm nga sulme të tilla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here