Pse u hidhërua Xherdan Shaqiri me trajnerin Roberto Mancini?

0

Mesfushori i Interit, Xherdan Shaqiri reagoi ashpër pas vendimit të trajnerit Roberto Mancini për t’u ngrohur, por pa u inkuadruar fare në lojë kundër Wolfsburgut.

Xherdan Shaqirit nuk i pëlqeu që u ngroh por pa u inkuadruar fare në lojë në ndeshjen e kthimit kundër Wolfsburgut në Europa League.

Ylli kosovar nuk ishte titullar për shkak të lëndimit që pësoi në duelin e parë.

Por, trajneri Roberto Mancini nuk e inkuadroi fare në lojë.

“Pse duhet të ngrohem nëse nuk do të luaj?”, tha Shaqiri, raporton “Mediaset Premium”.

Mancini vendosi të mos e rrezikojë Shaqirin duke parë se skuadra nuk ishte afër të përmbys disavantazhin 3:1 nga ndeshja e parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here