Pse u çudit gazetari i New York Times me Ahmet Zogun natën e Vitit të Ri?

0

Më 1 janar 1939 shkrimtari dhe gazetari i njohur i New York Times, Cyrus Leo Sulzberger, i cili ishte i ftuar në darkën e shtruar nga mbreti Zog në pallatin mbretëror në Tiranë me rastin e vitit të ri, më pas shkroi në librin e tij “A Long Row of Candles” se ndërsa u largua nga festimet në orët e para të mëngjesit, “njerëzit vazhdonin të hanin e pinin; shampanja rridhte si ujë; mishra të pjekur, pula, pata të majme, sallatra, akullore, gllabëroheshin nën abazhurë e qirinj të ndezur – dhe të gjitha këto në një vend të uritur”. Historianët thonë se festime të tilla ekstravagante dhe shpenzime të shfrenuara do të cilësoheshin nga Italia huadhënëse si të pa jusifikueshme, që me pas do t’i shfrytëzonte për qëllimet e veta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here