Pse të rinjtë po e braktisin FSK-në

0

Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) e cila pritet që shumë shpejt të transformohet në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), nuk po u krijon hapësirë të mjaftueshme kuadrove të reja për të qëndruar në këtë institucion të sigurisë.

Derisa viteve të fundit, FSK-ja ka qenë mjaft joshëse për kuadrot e reja, së fundmi disa ushtarë, të zhgënjyer e kanë braktisur këtë strukturë ushtarako-civile.

Njëri nga ta është Arian Xhezairi, i cili pasi kishte kaluar një periudhë shtatëvjeçare në FSK, ishte “detyruar” të largohet-citon Zëri.

Xhezairi, duke ironizuar shpjegon se nga FSK nuk është larguar, por ka bërë një “tërheqje taktike”. Djaloshi nga qyteti i Prizrenit, shpjegon se arsyeja prapa largimit ka qenë pranimi në Universitetin e Vjenës për studime Master në drejtimin e Studimeve Sociale të Shkencës.

Se është situatë “jo e leverdishme” rrëfen edhe një i ri nga Prishtina i cili për arësye ekonomike preferoj Suedinë,sesa FSK-n.I riu me inicialet L.V posa iu dha rasti të shkonte në Suedi nën statusin e bashkimit familjar,zgjodhi në mes dy propozimeve ,Suedinë, anipse kishte kaluar në disa etapa jo të lehta për të ardhur deri te angazhimi në ushtrinë e ardhëshme të Kosovës -citon portali Online.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here