Pse të ekzekutuarit nga xhihadisti John ishin të qetë para se t’u prehej koka?

0

Një ish përkthyes që punoi brenda në organizatën islamike ISIS rrëfen për gjendjen e të “dënuarve” me vdekje nga ISIS-i dhe arësyen pse janë krejt gjakftohtë para se t’u hiqet koka.Sipas “Saleh”,pseudonim i një dëshmitari të intervistuar nga Sky News,viktimat e veshura me rroba ngjyrë portokalli (simbolizon ngjyrën e të burgosurve të Guantanamos) janë vënë shumëherë në prova të inskenuara vdekjeje që t’u jepet një skenar se gjithçka është e improvizuar për qëllimet e organizatës për t’u dukur si vrasje vetëm para kamerave.Dhe kur arrin momenti i ekzekutimit të vërtetë ata e mendojnë dhe u premtohet se edhe kjo është vetëm një inskenim para kamerave për qëllime të organizatës ISIS.

“Saleh” një ish përkthyes brenda ISIS-it,ka ikur nga Daech për në Turqi dhe të gjitha këto dëshmi të tij thotë se i ka nga biseda që ka pasur me ekzekutuesin famëkeq xhihadistin Jons.Sipas “Saleh”ky ka qenë përkthyes i disa rasteve para ekzekutimit.”Ata më thonin t’u përktheja se nuk ka asnjë problem dhe se i gjithë ky inskenim ishte vetëm sa për të bërë një video.Ne nuk do t’u vrasim,kjo është vetëm një video për t’u thënë qeverive të shteteve të tyre,përmes videos,që të ndalin sulmet e armatosura ndaj Sirisë.Ne nuk kemi asnjë problem me juve,ju jeni të ftuarit tonë”-shpjegon “Saleh” procedurën dhe genjeshtrat e ofiverëve të organizatës ISIS para prerjes së kokës publikisht.

Një tjetër strategji ishte edhe dhënja e një emri arab pengjeve.Fotografisti japonez Kenji Goto ishte emëruar “Abu Saad”.Kur ata e thërrisnin në pseudonimin arab,”e shihja se ndjehej i qetë dhe i sigurt”-rrëfen “Saleh”.

Për të ekzekutuarit me prerje koke përballë kamerave e gjithë kjo ishte një siguri dhe kur ata ndodheshin para thikës së xhihadistit John,ishin të qetë dhe kishin besim se po inskenohej një video për të ndryshuar qëndrimin e qeverive të tyre,e kurrë nuk besonin se 5 minuta më vonë koka e tyre do të pritej publikisht dhe këto skena të tmerrëshme do të shiheshin nga e gjithë bota.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here