Pse qeshin bebet e vogla? Një studim zbulon arsyen

0

Bebet nisin të buzëqeshin që në muajt e parë të jetës, pavarësisht se nuk janë ende në gjendje të provojnë shumë emocione. Një studim i publikuar në revistën “Plus One” ka gjetur arsyen e kësaj buzëqeshjeje. Sipas një grupi ekspertësh të psikologjisë së zhvillimit, bebet qeshin për të bërë të lumtur prindërit.

Studiuesit thonë se bebet që qeshin kërkojnë nga personi përballë të njëjtën gjë. Pasi dhurojnë një buzëqeshje, ata kërkojnë të njëjtën shprehje fytyre te nëna ose babai.

Ka edhe një fakt interesant, bebet përpiqen ta bëjnë këtë në një kohë shumë të shkurtër. Ky përfundim është arritur nga një skuadër studiuesish të Universitetit të San Diegos.

Ata thonë se “nuk është e mundur të përcaktohet nëse fëmijët janë të vetëdijshëm për atë që bëjnë. Por të dhënat tregojnë se ata kanë objektivat e tyre të ndërveprimit, para se të mbushin katër muaj”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here