Pse politika është K***?!

0

NIDELA HOXHA

Kështu u ndodh vetëm politikanëve, jo se të tjerëve nuk u ndodh, por të paktën të tjerët nuk kanë në dorë fatet e një populli!
U çmendën portalet duke shkruar për korrupsion, imoralitet, video kompromentuese e kështu me radhë, por kujt i hyn gjemb në këmbë nga e gjitha kjo?! ASKUJT.
BARI I KEQ NUK THAHET, thotë populli dhe e ka thënë me të drejtë. Sot nëse vjedh bukë për fëmijët, apo rrymë elektrike, apo nuk vë rripin e sigurimit, të rrasin në burg, e zor se del më. Ndërsa nëse je një qen bir qeni i sojit të politikës përshembull, dhe ke vjedhur tendera, para publike, ke video kompromentuese, dhe je një legen gërnjar që paguan një prostitutë hight klass ( femra që shkojnë me shefat nga halli për një vend pune ose ngritje në detyrë), atëherë merr statusin politikan, ministër, e kështu me radhë.
Po çfarë i thotë mendja këtyre njerëzve xhanëm, i duket vetja burrë se detyrojnë një të mjerë që ti hyjnë në shtrat, një ordinere ose një fakire?! Ah jo të dashur politiqenë, kjo nuk quhet burrëri, por perversitet dhe impotencë e një shkalle të lartë. Degradim i rëndë psikologjik, pasiguri dhe patologji. Në rregull, deri tani dimë që nga kafshët ju ndanë disa detaje të papërfillshme, por si mundet të shiheni në pasqyrë çdo mëngjes dhe t’ju duket vetja seksi, të bukur të parezistueshëm?! Kur në të vërtetë jeni aq të shëmtuar dhe fatkeqë sa e vetmja mënyrë për t’u futur në shtratin e ndonjë ’’fatkeqeje kurvë hight klass’’ është ta blini atë për një vend të qelbur pune apo një ngritje mizerabël në detyrë!!! Epo ky është kulmi i IMPOTENCËS mashkullore! Mjeranë që nuk jeni tjetër, kaq poshtë bini sa nuk keni mesuar që fëmijët tuaj do ndjekin shëmbullin tuaj, apo që gratë tuaja do gjejnë ngushëllim diku tjetër?! A mendoni se gratë tuaja duke i ditur tradhetirat tuaja ju durojnë ashtu në pasivitet për ca para ekstra për veshje firmato apo makina tipi i fundit?! Ahhahha jo jo, ta dini se e kanë gjetur tashmë një shpatull ku të qajnë!
Kështu, sipas një deduksioni të thjeshtë matematik, ju puthni dashnoren, ajo puth burrin e saj dhe ju rrjedhimisht keni puthur edhe atë mjeranin e shkretë që i kanë vënë brirë. Pastaj ju shkoni në shtëpi, puthni gjoja gruan, ajo ka puthur shoferin dhe rrjedhimisht ju keni puthur shoferin e gruas. Ndersa gruaja ju puth ju, ajo puth dashnoren tuaj dhe burrin e dashnores suaj! Cfare rrethi vicioz i pështirë që krijohet! E kush më bukur se njerëz me moral të kalbur mund ta krijojnë këtë! Shikoni ku arrin vulgariteti, perversiteti dhe kafshëria njerëzore.

Pastaj s’po shkruaj fare mbi atë palën tjetër që përdor shefin për ngritje në detyrë, apo një vend pune, se është akoma më e pështirë. Jam e sigurtë që do ju vijë të villni, kështu po i’a lë imagjinatës suaj këtë pjesë. Të mjerë që nuk jeni tjetër, aq sa mendoni me mend në **** e jo në kokë! Nuk jam e sigurtë në fakt që keni një zgavërr për trurin tuaj të pa shpresë apo jo!?
Ky material nuk i dedikohet askujt në veçanti, çdo ngjashmëri apo detaj është thjeshtë rrethanë. Ky material i kushtohet atyre meshkujve dhe femrave që teksa e lexojnë padashur gjejnë veten e tyre në këto paragrafë.
Termi politikanë është në kontekst të përgjithëm 😉
Ndaj mos u ndjeni të ofenduar!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here