Pse po vjen në Kosovë drejtori i Policisë serbe, Milorad Veljoviç?

0

Drejtorët e Përgjithshëm të Policive të Rajonit kanë arritur në Kosovë ku do të marrin pjesë në një konferencë të organizuar nga ICITAP-i Amerikan. Në mesin e tyre pritet të jetë edhe i pari i Policisë së Serbisë, Milorad Veljoviç.

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani tha se shtetetqë marrin pjesë janë: Shqipëria, Bosna e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë këtij takimi temë diskutimi do të jetë zgjidhja e problemeve aktuale pas shtimit të numrit të emigrantëve nga Kosova të cilët përmes Serbisë po kalojnë nëpër vendet e Bashkimit Evropiane.

Gjithashtu, do të  bisedohet edhe për luftën e përbashkët kundër të gjitha formave të krimit të organizuar si dhe për sigurinë përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, raporton “Zëri”

Milorad Veljoviç, drejtor i Policisë së Serbisë kohë më parë u takua në Beograd me Drejtorin e Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here